Reshjet e dëborës kanë zbardhur mëngjesin e kësaj të mërkure qytetin e Peshkopisë.

Si rrallë herë më parë, dëbora ka gjetur terren në fillim të muajit Prill, teksa jemi zyrtarisht në stinën e pranverës. Por reshjet janë ndërprerë gjatë ditës, duke bërë që dëbora të shkrihej për pak orë.

Ulja e ndjeshme e temperaturave në dy ditët e fundit ka bërë që edhe në zonat me lartësi deri në 750 metra mbi nivelin e detit të ketë reshje bore.

Bora ka zbardhur fshatrat e Bulqizës duke përfshirë edhe zonën e ulët Megjithëse sasia e borës ende nuk është problematike policia Rrugore ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në rrugën nacionale Bulqizë – Maqellarë pasi në zonën e njohur si “Pishat” pasi ka prezencë të borës.

Ndërkohë ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë natës që shkojnë deri në minus 2 gradë celsius pritet të sjellin pasoja edhe në bujqësi, sidomos në frutikulturë.