Akti i fundit i “Euro2024” premton spektakël, Spanjë-Angli, dy ekipe me filozofi të ndryshme, me histori të ndryshme, me një rrugëtim krejtësisht të ndryshëm, por me një qëllim të përbashkët, të triumfojnë në Berlin. Spanja kërkon të vendos një rend të ri në Evropë, kërkon të kompletoj “pokerin” e trofeve, ndërsa Anglia synon trofeun e parë në histori, 58 vite pritje për të rikthyer më në fund futbollin në shtëpi.
Për atë që kanë dhënë në këtë Evropian, për mënyrën se si luan futboll, Spanja vjen në këtë finale me stofin e një ekipi favorit. De la Fuente ka ndërtuar një ansambël fantastik, një ndërthurje ideale mes lojtarëve të rinj si Yamal dhe Nico Williams, por pas tyre qëndrojnë lojtarë ekspert Rodri, Fabian Ruzi dhe Dani Olmo.
Anglia vjen në këtë finale jo duke shkëlqyer, thuajse nuk kanë bindur asnjë herë, por Southgate ka në dispozicion individë me një potenacial të jashtëzakonshëm, lojtarë që luajnë në nivele të larta, të aftë të vendosin ndeshjen në çdo moment. “Tre Luanët” nuk dorëzohen kurrë, kanë vërtetuar se dinë të vuajnë, besojnë shumë se ky mund të jetë Evropiani i duhur për t’i dhënë fund mallkimit.
Tifozët anglez, të shumtë në numër kanë zbarkuar në Berlin, për të mbështetur djemtë e Southgate. Pavarësisht se ekipi i tyre nuk ka qenë brilant, të gjithë besojnë se mund t’ia dalin, besojnë edhe mediat angleze