Pas kronikës së transmetuar pak ditë më parë në “Mat Televizion” në lidhje me shqetësimin e ngritur nga banorët e fshatit Fullqet në Bashkinë e Klosit, për mungesën e ujit vaditës, situata është zgjidhur. Hidrocentrali që operon në fshatin Xibër – Hane ka lejuar ujin që të shkojë tek banorët e fshatit Fullqet, duke zgjidhur një situatë shumë të vështirë për banorët në këto ditë të nxehta Korriku. Banorët falenderojnë “Mat Television” në lidhje me publikimin e shqetësimit të tyre, që bëri që situata të zgjidhej shumë shpejt, e të mbjellat të mos thaheshin për ujë.

Me ujin që vjen nga fshati Ketë, i Njësisë Xibër, vadisin katër fshatra të Bashkisë; si fshatrat Bel, Unjate, Dars dhe fshati Fullqet. Ky i fundit disponon edhe sipërfaqen më të madhe të tokës bujqësore, e cila kultivohet nga banorët.