Burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Mat, bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar 3 raste të reja të infektuarish me Covid-19. Të tre rastet kanë të njëjtën histori infektimi nga marrja pjesë në raste gëzimesh e hidhërimesh familjare. Ardhja e emigrantëve dhe pjesëmarrja e tyre në të tilla rastesh me pjesëmarrje grumbullimesh të mëdha, dhe ku masat antiCovid pothuajse nuk zbatohen fare, dyshohet të jetë dhe shkaku i infektimit me koronavirus edhe i këtyre tre rasteve të 24 orëve të fundit.

Po sipas burimeve të NJKVSH Mat, të tre rastet e infektuar me koronavirus as nuk e kanë pasur kaluar Covid-19, por as nuk kanë qenë vaksinuar për t’u mbrojtur nga ky virus pandemik.

Pas një pauze kohore të zerimit të rasteve me Covid-19 në Mat, rastet në rritje të të prekurve me koronavirus në rang vendi kanë prekur edhe Matin

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.