Rikthehen zjarret, era ndihmon përhapjen

Share

Një zjarr ka përfshirë zonën e Gurit të Bardhë, Xibër. Era ka ndihmuar që zjarri të përhapet me shpejtësi dhe ti drejtohet banesave. Kanë qënë vet banorët të cilët kanë kërkuar ndihmë nëpëmjet Matv.al. Ata kërkojnë ndërhyrjen e zjarrëfikësve pasi ndihen të rrezikuar. Dëmi i shkaktuar ka prekur një masiv pishash ndërsa mbetet për t’u zbuluar nëse bëhet sërish fjalë për zjarrëvënje të qëllimshme.

Zjarrëveniet në Mat janë nje fenomen i përvitshëm por masat e marra nga qeveria janë pothuajse zero.

Read more

Local News