FOTOT/ Transformimi i stadiumit të Burrelit, Rama publikon pamjet
Skuadra e Burrelit këtë sezon ka pasur disa ndryshime mjaft të rëndësishme duke nisur që nga presidenca dhe deri tek infrastruktura.
Në krye të klubit matjan u vendos presidenti Bajram Ballabani, një biznesmen i sukseshëm i cili ka formuar një ekip dinjitoz.
Ndërkohë, një ndryshim të rëndësishëm ka pësuar dhe stadiumi i Burrelit, i cili ka marrë njē pamje krejt tjetër me atë të një viti më parë.
Transformimin e stadiumit të Burrelit e ka publikuar dhe kryeministri Edi Rama i cili shkruan:
“40 DITE TRANSFORMUESE e kthyen Stadiumin e Burrelit, nga një shembëlltyrë të lemeritshme të rrënimit të si s’ka më keqshëm, në një shembull kuptimplotë të dëshirës së madhe për të bërë ndryshimin, me shpenzime të vogla (zero lek nga buxheti), vullnet të mirë, bashkëpunim me biznesin dhe punë të përkushtuar të bashkisë së ringjallur prej 30 qershorit.
Një bravo të madhe kryebashkiakut të ri, punonjësve të bashkisë dhe komunitetit të biznesit në Bashkinë e Matit”, shkruan Rama. (TemA)
“40 DITE TRANSFORMUESE e kthyen Stadiumin e Burrelit, nga një shembëlltyrë të lemeritshme të rrënimit të si s’ka më keqshëm, në një shembull kuptimplotë të dëshirës së madhe për të bërë ndryshimin, me shpenzime të vogla (zero lek nga buxheti), vullnet të mirë, bashkëpunim me biznesin dhe punë të përkushtuar të bashkisë së ringjallur prej 30 qershorit
Një bravo të madhe kryebashkiakut të ri, punonjësve të bashkisë dhe komunitetit të biznesit në Bashkinë e Matit”
-Edi Rama Facebook