Valeri Bottas shënon pole position e parë të sezonit të Formula 1, të gjymtuar nga masat parandaluese ndaj pandemisë së koronavirusit.

Në pistën e Çmimit të Madh të Austrisë, finlandezi i Mercesesit ishte më i shpejtë se kolegu i ekipit, kampioni i botës Lewis Hamilton, dhe holandezi Max Verstappen me Red Bull.

Performancë zhgënjyese për Ferrarin. Talenti Charles Leclerc do niset nesër nga vendi i shtatë, kolegu-rival Sebastian Vettel vetëm në vendin e 11, pasi u eliminuar nga pjesa e tretë e kualifikimeve.