Rifillimi i shkollës, kryebashkiaku Malaj: Ambjentet të gjitha gati, suksese fëmijëve në këtë vit të pazakontë

0
5

Me rifillimin e ri shkollor ka ardhur edhe urimi i kryebashkiakut Malaj për të gjithë nxënësit.

Malaj ka bërë të ditur që bashkia ka bërë të mundur përgatitjen e tëgjithave ambjenteve shkollore në gjendje optimale për të pritur nxënêsit.

Postimi i kryebashkiakut Malaj

Suksese të gjithë fëmijëve në këtë vit të ri shkollor të pazakontë.

Sfidues për ata që rikthehen në bankat e shkollës pas kaq muajsh qē nga fillimi i Pandemisë Covid 19.
Sfidues dhe për ata që sot i drejtohen për herë të parë stacionit fillestar në rrugën e gjatë të dijes.

Këtë vit sdo mund të takojmë mësuesit dhe shokët tanë për shkak të distancimit social që duhet të respektojmë për të ruajtur shëndetin tonë dhe të dashurve tanë.
Por, këtë vit ne mund dhe duhet të përkushtohemi në mësime dhe të marrim sa më shumë dije që do na ndihmojnë për ta bërë më të bukur jeten tonë.

Bashkia Mat i ka marrë të gjitha masat duke bërë dezinfektimin e të 30 objekteve arsimore, kemi rikonstruktuar ,lyer, bërë riparime në nyjet sanitare dhe në sistemin elektrik në të gjitha shkollat.
Ju duhet vetëm të respektoni kushtet e reja, të ruani shëndetin tuaj dhe ne do kujdesemi që këto ambiente të jenë të sigurta për ju.