Gjatë vizitës së saj në qytetin e Peshkopisë, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini është përplasur me një punonjëse të Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, e cila më parë ka qenë Drejtoreshë e DAR Dibër. Shkak për këtë është bërë kërkesa e ish drejtoreshës Margarita Markja ndaj ministres për të mos lejuar bashkimin e dy gjimnazeve ”Said Najdeni” në një të vetëm pasi do të shkaktonte probleme në mbingarkimin e klasave. Por në vend që të dëgjonte shqetësimin e paraqitur, Shahini ofendoi zonjën duke iu shprehur se nuk e di në cilin univers një punonjëse e ministrisë të protestonte ndaj të njëjtës ministrie.
Ish godina e Universitetit “Aleksandër Mosiu” filiaj i Durrësit në qytetin e Peshkopisë, pas mbylljes së universitetit u rikthye sërisht në gjimnaz në nëntor të vitit 2017, duke u bërë gjimnazi “Said Najdeni” 2 me 550 nxënës po aq sa gjimnazi “Said Najdeni” 1. Godinën në fjalë ka tentuar disa herë Bashkia Dibër që ta përdor për zyra të saj por kanë qenë protestat e nxënësve që e kanë penguar. Ndërkohë mësohet se një tentativë e njëjtë është ndërmarrë edhe kohët e fundit, çka ka ngjallur sërisht reagimin e prindërve dhe nxënësve.