Këtë të hënë, në mjediset e Bashkisë Mat u prezantuan para donatorit kryesor financiar, delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, rezultatet e projektit “MAT YESi”, që u zbatua nga Bashkia Mat, me partner shoqatën “Vizion OJF”.

Pas prezantimit të rezultateve përfundimtare të projektit “MAT YESi” nga menaxherja e këtij projekti Florina Pazari, të ftuarit vizituan mjediset e Qendrës së Formimit Profesional Mat, ku u pritën dhe u njohën me mjediset e laboratoret për formimin e profesional të të rinjve nga drejtori i kësaj qendre Fatmir Neli dhe stafi mbështetës.

https://youtu.be/PFVtS8yPWbw

Përgjegjësi i delegacionit të BE në Shqipëri, Hubert Perr u shpreh i kënaqur për punën e bërë në këtë Qendër kursesh profesionale dhe për të gjithë projektin “MAT YESi” në përgjithësi.