Tiranë- Reportazhi i publikuar dje në emisonin “Opinon” në Tv Klan për minierën e Bulqizës, e cila administrohet nga kompania “AlbChrome”, që shtë pronësi të biznesmenti Samir Mane, ka sjellë reagime të shumta në rrjet.
Pedagogu Arlind Qori në një postim Facebook shprehet se në këtë reportazh u fol vetëm për “investimet e hatashme” të kompanisë në këtë minierë por nuk u përmendën 4 fakte të rëndësishme, që sipas tij janë: kanë vdekur 8 minatorë në këtë minierë, janë pushuar nga puna 4 të tjerë, punonjësit punojnë nën presion dhe se pagat e tyre nuk u janë rritur.
“Televizioni kombëtar Klan, i cili nuk ka transmetuar asnjë lajm për organizimin sindikalist, grevën dhe kontradiktat e thella shoqërore në Bulqizë, sot vendosi një rekord të ri në historinë e turpshme të mediave oligarkike shqiptare: atë të një servilizmi të pashoq nga paraleli 38 i gadishullit korean e tëhu.”, shprehet ai. Reagime të shumta ka pasur edhe faqja “Brryli Boradway” dhe nga persona të tjerë aktiv në rrjetet sociale.