Të martën Zyra e shtypit të Kryeministrit Rama njoftoi se Kryetari i Qeverisë Edi Rama ka refuzuar titullin “Qytetar Nderi” që këshilli i Bashkisë Dibër i akordoi për Rrugën e Arbërit. Por si ndihen dibranët nga ky gjest i refuzimit të titullit të nderit nga Kryeministri Rama. Në opinionet e marra ndjesitë për këtë akt refuzues janë nga më të larmishmet që nga është e drejta e vetë Kryeministrit ta pranojë apo jo një titull nderi, e deri te ata që mendojnë se ky kryeministër nuk e meriton këtë titull për Rrugën e Arbërit që nuk ka përfunduar ndonëse ka nisur këtu e 25 vite më parë, që kur qeverinë e drejtonte Fatos Nano.