Pas komentit që i bëri zgjedhjeve të kandidatëve të PD Mat për zgjedhjet e 25 Prillit, ku Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj ironizoi me pjesmarrjen që sipas tij nuk ka qenë më shumë se 100 anëtar, ka reaguar Kryetari i PD Arjan Lika.
Në një status në rrjetin social Facebook, Lika i kujton Malajat se ai është i emëruar dhe se nuk ka provuar garën, por që shpejt do të numërojë votat e matjanëve.
Statusi në Facebook
Kryetari i paligjshëm i Bashkisë Mat, kryetari i emëruar i rilindasve të Matit, në aktivitetin e përditshëm të Bashkisë paska patur program të numërojë demokratët e Matit. Kryetarit që nuk di çështë vota e gara i urojmë të merret sa më gjatë me këmbët e varura të kalorësit. I garantojmë kryetarit të pavotuar se shpejt do ti japim mundësi të numërojë demokratët e votat e qytetarëve të Matit.