Është dashur që problemi i nxënësve të shkollës së Ciklit të Ulët në fshatin Tejzall të Fushë Bulqizës, të bëhej mediatik në mënyrë që të reagonin institucionet përgjegjëse. Vetëm pasi u dha lajmi në “Mat Televizion” për problematikat që i shqetësonin nxënësit dhe prindërit e kësaj shkolle nga pengesat e ujërave që rrethonin shkollën dhe mungesën e sistemit të ngrohjes, Bashkia e Bulqizës mori masa të menjëhershme. Kjo e fundit ka ndërhyrë në devijimin e rrëkeve të ujërave në oborrin e shkollës, ku prindërit detyroheshin t’i merrnin fëmijët në krah. Po ashtu, është bërë e mundur mbulimi i pusetës së ujërave të ndotura, shtrimi me zhavor i rrugës dhe oborrit të shkollës. Bashkia Bulqizë ka bërë të mundur edhe funksionimin e sistemit ngrohës në shkollën e fshatit Tejzall duke siguruar drutë e zjarrit dhe sobat e ngrohjes, duke krijuar kushtet optimale për mësimdhënie. Komuniteti i prindërve të nxënësve të shkollës Tejzall, falenderojnë “Mat Televizion” dhe shprehen se vetëm pasi problemi u mediatik, pushteti vendor rregulloi kushtet për shkollim, megjithëse shkolla ndodhet ngjitur me rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi.
Ciklit të Ulët në fshatin Tejzall të Fushë Bulqizës mësojnë rreth 60 nxënëst të Ciklit të Ulët Arsimor.