Ditë e djeshme u bë publik lajmi që një pjesë e personelit spitalor në Burrel është infektuar me Covid.

Rastet paraqesin një shqetësim teksashtimi i tyre mund të sjellë edhe një mbyllje të spitalit.

Pas bërjes publike të këtij lajmi ka reafuar edhe ish deputetja e Matit Dhurata Çupi.

Ish deputetja shpreh shqetësim për situatën e krijuar ku shumë pacientë mund të mbeten pa shërbim.

Gjithashtu Çupi i cilëson mjekët matjanë si heronj dhe ju uron atyre shërim sa më të shpejtë

Spitali i Matit ka tashmë ditë që pothuaj nuk funksionon . Rastet e shtuara tê personelit shëndetësor mjekë dhe infermierë me Covid janë kthyer në shqetësim pēr vetē personelin por dhe për shërbimin e munguar ndaj qytetarëve. Ndërkohë ju dëshiroj dhe uroj shërim të shpejtë dhe pa pasoja mjekëve dhe infermierëve dhe kthim sa më të shpejtë në shërbimin mjekësor të qytetarëve Matjanë. Kam komunikuar edhe personalisht me disa prej mjekëve dhe do doja që urimit tim ti bashkohen cdo qytetar Matjanë qe ne vite kanë ndjerë shërbimin e pakursyer të këtyre mjekëve heronj.