Një mision shpëtimi nga Shqipëria solidariteti do të niset sot për në Turqi.
Kështu njoftoi kryeministri Edi Rama pas tragjedisë në Turqi, ku një tërmet i fuqishëm goditi këtë shtet.
“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, shkruan Rama.
Tërmeti tronditi Turqinë dhe Sirinë, ministrja Xhaçka: Lutjet tona shkojnë për viktimat! Jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi!
Ministrja për Europën e Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ka reaguar pas tërmetit të fortë që goditi mëngjesin e sotëm Turqinë. Në një reagim në Twitter, Xhaçka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit tragjik që tronditi Turqinë dhe Sirinë.
“Lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë moment të vështirë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi.”, shkruan Xhçka.
Gjithashtu Ministria e Jashtme sqaron se bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën.