Rama,”europianisti”me flamurin komunist ne gjoks..
————
Dhuna e sotme ushtruar nga policia e Rames ndaj nje proteste simbolike dhe krejtesisht legjitime perpara Ministrise se Jashtme,pervecse e papranueshme duket tejet e cuditshme.
Cudi eshte se pse duhet te ushtroje dhuna policia kur numerikisht sa kishte protestues po aq kishte dhe forca policore.
E cuditshme eshte se si policia shtetit ndjek perpikmerisht “instruksionet” e portaleve te qarqeve shovene ne vendin fqinj,ku si nxites te “antihelenizmit” ne Shqiperi shpallet nje parti politike ne Kosove,dhe pikerisht drejtuesi i kesaj force ne Shqiperi,arrestohet ende pa vene kembe ne proteste.
E cuditshme qe ison e qarqeve shoviniste ne vendin fqinj e konfirmon vete kryeministri ne konferencen per shtyp,duke ia lene Kosoves dhe forcave politike atje faturen e deshtimeve te qeverise se tij me vendin fqinj jugor.
Sot dukej qartesisht se dhunen nuk e kerkonin protestuesit por vete policia,vete Rama.
Une mendoj se nje skenar dhune ishte dekori qe i duhej Rames,per ti treguar mikut nga Greqia se sa veshtire e ka ai “europianisti shqiptar me flamurin komunist ne gjoks” me “nacionalistet folklorik” shqiptare.
Sot dhuna e nxitur dhe e ekzekutuar nga policia e Rames ishte dekori per tiu shmangur pergjegjesive per aventurat ne politiken e jashtme,per lojrat e pista ne dem te interesit kombetar,per genjeshtrat e mashtrimet sa ne lindje perendim,sa ne jug e veri te rajonit.
