Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19,  Shqipëria ka humbur 100 milione euro në muajin mars dhe 170 milionë euro në muajin prill.

Rama theksoi se dhe në muajin maj vendi mund të humbasi po kaq para. Po ashtu, duke ironizuar opozitën, Rama tha “nuk duhet të dëgjojnë kukuvajkat që predikojnë vdekjen për bukë”.

 “Motra e vellezer, ju lutem, ju pergjerohem, te qendrojme me dinjitet e me vendosmeri sic kemi qendruar deri me sot dhe jini te sigurte, mos e vini ne asnje cast ne dyshim, se une dhe kjo qeveri do te bejme gjithcka qe te mos leme vetem askend dhe t’i gjendemi vellazerisht gjithkujt nder ju. Por mbajeni parasysh, kjo shtepi, ky shtet, kjo qeveri per pasoje, ka humbur si rezultat i kesaj lufte 100 milione € ne muajin mars, 170 milione € ne muajin prill dhe me gjase do te humbase po kaq, 170 milione € ne muajin maj, 100 milione € ne muajin qershor, pra ne total me shume se gjysem miliarde euro! Nuk po ju qahem e as ankohem, por thjesht po ju sjell ne vemendje qe si ne shume shtepi te zakonshme edhe ne shtepine tone te perbashket te ardhurat jane goditur fort! Kjo do te thote vetem kaq: Kur kerkoni nga une ne keto kushte te veshtira per te gjithe, as mos e dyshoni qe une dua te merrni jo aq sa kerkoni, po edhe me shume nga sa kerkoni, sepse sot me shume se kurre ju jeni te gjithe familja ime dhe cfare eshte e shtetit, nuk eshte imja, po eshte juaja. Prandaj ju lutem, mos i degjoni as kukuvajkat qe predikojne vdekjen per buke as bilbilat gjyzare qe recitojne recetat cudiberese qe detin e kthejne ne kos! Ne do ta fitojme kete lufte dhe lehtesimi qe do te vije pas saj, do te na beje te kuptojme se sa e forte dhe se sa e mire mund te jete Shqiperia!”, tha Rama.