Kryeministri Edi Rama ka pasur një telefonatë 45 minutëshe me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas kreut te qeverise, ata kanw biseduar lidhur me ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve për çeljen e negociatave për anëtarësim ne Bashkimin europian. Në një postim në Tëitter, Rama thekson se Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë.
“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim.Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë”, shkruan Rama në tuiter duke e falenderuar në gjuhen gjermane.