Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë ditë pushimi në Himarë ta shfrytëzojë për të pirë një kafe me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Mes batutave për Manjën, që është nga Dibra, Rama tregon se do vijë koha kur tuneli i Murrizit do ‘sfidojë’ për nga afërsia me Tiranën, tunelin e Llogarasë. “Në Livadh, Himarë, beteja e tuneleve mes Murrizit dhe Llogarasë, ku dibrani në krahun tim i thotë vlonjatit në pasqyrën e ajfonit, “Gzoju për verë me tunelin 2 or ka Tirona, se erdh 31 dhjetori e do t’marr n’Dibër t’shofësh ça osht gzimi dimrit nji or larg Tirone”😅😅😅”, shkruan Rama.