Rama: Resortet Luksoze, Motori i Ekonomisë Shqiptare – Përmirësim i Situatës, Protestat Spekulime
Kryeministri Edi Rama deklaroi se motori kryesor i ekonomisë shqiptare janë resortet luksoze, duke theksuar se situata në vend po përmirësohet ndjeshëm. Ai bëri një krahasim me Malin e Zi, duke nënvizuar rolin kyç të turizmit në prosperitetin e fqinjit verior.
“Mali i Zi nuk prodhon raketa, nuk ka një sektor aq të suksesshëm të teknologjisë digjitale… çfarë prodhon Mali i Zi, cili është motori i ekonomisë në Mal Të Zi, turizmi. Kemi qenë mysybet, tani po i afrohemi. Pse pagat dhe pensionet janë më të mira në Mal të Zi? Resortet luksoze, kaq e thjeshtë,” u shpreh Rama.
Lidhur me protestat, Rama theksoi se ata që protestojnë janë shqiptarë, por i etiketoi si pjesë e “manipulatorëve” që kërkojnë dorëheqje pa arsye. “Unë e di cilët janë ata, unë e di si funksionojnë, janë pjesë e manipulatorëve. Unë jam pjesë e asaj grupi që nuk kanë lidhje me këtë, që nuk dalin të kërkojnë dorëheqjen,” tha ai.
Sa i përket çështjes së burgut, Kryeministri e quajti një temë spekulimi dhe manipulimi. “Kohën kur njerëzve u tregohej burgu në rrugë e kemi lënë pas. Kam tërhequr betejën më të rëndësishme, duke i hapur rrugën reformës në drejtësi, duke i dhënë jetë një strukture, në shërbim të drejtësisë. Kjo është prapë pjesë e spekulimeve dhe manipulimeve. Kam parë shumë nga këto, nuk më bëjnë përshtypje, është një film i djegur,” deklaroi Rama, duke shtuar se ata që i shkojnë pas këtyre “honxho ponxhove” janë si ata që shohin të njëjtin film dhe presin një fund tjetër, ndonëse fundi është parë tashmë nga të gjithë.