Kryeministri Edi Rama foli në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në lidhje me zgjedhjet vendore, aksionin e opozitës dhe negociatat e shqipërisë.

Ai theksoi se zgjedhjet lokale do të mbahen në 30 qershor dhe se kushdo që përpiqet ti ndalojë po luan me zjarrin.

“Zgjedhje do të mbahen në të gjithë Shqipërinë. Ata që do të përpiqen ta pengojnë janë gabim. Luajnë me zjarrin pasi djegin veten në raport me ligjin.”

Në lidhje mungesën e gjykatës kushtetuese në vend dhe dekretin e presidentit Meta, Rama ju referuar praktikës së mëparshme të gjykatës duke lënë të kuptohet se ajo nuk është e nevojshme për të zgjidhur situatën aktuale

“Gjykata Kushtetuese e ka dhënë opinionin e vet disa vite më parë dhe ka nënvizuar se aktet e presidentit janë akte individuale të cilat kur lidhen me zgjedhjet adresohen në gjykatën përkatëse që është kolegji zgjedhor dhe askund tjetër. Akti i presidentit është i pavlefshëm dhe përbën një shkelje të kushtetutës, për të cilën presidenti është në një procedurë shkarkimi në parlamentin e shqipërisë.”

Për përgjimet Kryeministri nuk u përgjigj konkretisht por i cilësoi edhe njëhërë si propagandë në dëm të shqipërisë

“Pse këto hetime nuk janë përdorur për të bërë një hetim shterues? Përgjimet janë kthyer nga një bazë për të hetuar në ushqim për të helmuar njerëzit dhe opinionin ndërkombëtar.”

Në fund ai e cilësoi aksionin e opozitës si anti-kombëtar dhe se rrezikon mos celjen e negociatave.

“Rreziku që ky plan anti-kombëtar që të funsksionojë është real. Unë kam bërë të gjitha përpjekjet për dialog por e vetmja gjë që nuk mund të negociohet është demokracia dhe afatet kur populli duhet të marri fjalën” mbylli Rama fjalën e tij.