Rama me një imazh të AI falënderon urimet, thumbon kritikët
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në faqen e tij në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë qytetarët për urimet e ditëlindjes së tij.
Rama e ka shoqëruar postimin me një foto të tij të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet krah një flamingoje, i veshur me një kostum ngjyrë rozë.
Përveç falënderimit për qytetarët të cilët e kanë uruar, kryeministri ka falënderuar edhe komentuesit, të cilët sipas tij do ta shajnë në komente, duke shtuar se urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot.
“FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave, dhe prandaj po jua përcjell këtu falënderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon.
E me këtë rast, faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot”, shkruan Rama.