Rama Mbledh Kryebashkiakët në Kuç të Vlorës: Në Fokus Reforma Territoriale

Rama Mbledh Kryebashkiakët në Kuç të Vlorës: Në Fokus Reforma Territoriale

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryebashkiakët në Kuç të Vlorës. Takimi pritet të zhvillohet sot, në orën 12:00, në një prej lokaleve në zonën e Kuç-Qeparo.

Në fokus të këtij takimi do të jetë Reforma Territoriale. Në takim pritet të marrin pjesë kryetarë të bashkive, ndërsa burime bëjnë me dije se mund të jenë të pranishëm edhe anëtarë të tjerë të qeverisë.