Detaje të reja janë zbuluar nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesve të saj partiakë.
Bëhet e ditur se kryeministri Edi Rama do të dërgojë në Shkodër Ilir Beqajn për të drejtuar strukturat politike atje.
Strukturat e këtij qarku ishin pa një drejtues politik prej më shumë se një viti, kur Valdrin Pjetri, i sapocaktuar nga Rama kandidat për bashkinë dhe drejtues për qarkun, u ‘dogj’ nga ligji i dekriminalizimit dhe shkëputi lidhjet me Partinë.
Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, Partia Socialiste mbledh grupin e saj kuvendor. Mbledhja që zhvillohet sot në orën 16:00 në Elbasan do shënojë ndezjen e motorëve të përgatitjes së kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme politike. Grupi socialiste vendos sot datën e mbledhjes së Asamblesë së re Kombëtare e dalë nga Kongresi i fund-shkurtit.
Asambleja Kombëtare do të votojë kryesinë e re të PS-së, e cila do ketë përgjegjësinë e organizimit partiak të zgjedhjeve. Po ashtu, pritet që deputetëve t’u jepen porosi konkrete mbi nisjen e fushatës zgjedhore.