Ndryshime në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ikën Tarkaj, vjen Doda
Pak ditë më parë në komisariatet e policisë Dibër dhe Mat, pati lëvizje të drejtuesve, ndërsa mësohet se këtë të Hënë, të tjera ndryshime ka patur në drejtori. Burime për Mat Tv, thanë se Drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Edmond Tarkaj, i cili ka mbajtur këtë detyrë që prej korrikut të vitit 2014, është emëruar në Tiranë si Shef i Sektorit të Forcave Operacionale Lëvizëse. Ndërkaq, në vend të Tarkajt, mësohet se është emëruar Ylli Doda. Ylli Doda ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Policinë e Shtetit. Doda ka qënë më parë shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë dhe është shkarkuar në vitin 2017 pasi u konstatua një ndërtim pa leje nga ana e tij. Ndërkohë, ndryshime në postet drejtuese të policisë së shtetit rrethe 10 ditë më parë ka patur edhe në rrethe të tjera. Ndërkohë, mësohet se brenda pak ditësh, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, të prezantohet edhe drejtori i ri, Ylli Doda.