Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat në bashkëpunim me bibliotekën “Pjetër Budi” Mat, zhvilluan këtë të premte një aktivitet artistik me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Aktiviteti, i cili u zhvillua pranë ambjenteve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, mori ngjyrat e një feste pasi pati të ndërthurur elemente të ndryshëm artistik, që nga kërcimet, këngët, e recitime të poezive kushtuar ngjarjeve të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit.

Aktiviteti festiv, që përcolli mesazhe atdhedashurie, u ndoq me interes nga prindër të fëmijëve që frekuentojnë Qendrën Kulturore të Fëmijëve Mat dhe Bibliotekën “Pjetër Budi”, përfaqësues të pushtetit vendor, qytetarë etj.