Qeveria në "Retreat" Qeveritar: Rama Mbledh Ministrat në Pogradec

Qeveria në "Retreat" Qeveritar: Rama Mbledh Ministrat në Pogradec

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, në një takim që vjen një ditë pasi ai zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare.

Takimi me ministrat zhvillohet në formatin e mirënjohur të “retreat”-it qeveritar, një mbledhje joformale që Kryeministri Rama e ka kthyer tashmë në traditë në nisje të sezonit, duke shërbyer si një platformë për diskutime strategjike dhe koordinim të punës qeveritare.