Bashkia Mat nën drejtimin e Kryetarit Agron Malaj një ndër prioritet e saj kryesore ka vendosur rehabilitimin e hapsirave publike.
Ky aksion është zhvilluar jo vetëm në qytetin e Burrelit por edhe tashmë edhe në njësi të tjera administative.
Në njësinë administrative Lis qendra e fshatit po pëson një transformim pas investimit të kryer nga Bashkia aty. Kryebaskiaku Malaj u shpreh që po punohet për ambiente sa më dinjitoze për banorët
Statusi i kryebashkiakut Malaj në fabook
✅ Njësia Administrative #LisVijon puna për rehabilitimin e hapësirës publike. Më shumë gjelbërim, kënde argëtimi për fëmijë dhe ambient më dinjitoz për të rritur.