Qarkullonin me automjet, me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari, ndërkohë vijon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek.

NJOFTIMI I POLICISE

Bulqizë/Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i mbajtjes së armëve, pa leje.   

Qarkullonin me automjet, me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari, ndërkohë vijon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas lëviznin të armatosur, kanë organizuar punën për kapjene  tyre.

Si rezultat në lagjen “Minatori”,  shërbimet e Policisë kanë konstatuar  automjetin e dyshuar  dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i automjetit porsa pa shërbimet e policisë, nuk iu bind urdhërit për ndalim por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit të dyshuar ,  ku kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej shtetasve  ( pasagjer)  shtetasin  K.S., 18 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit  shtetasi E.T., 21 vjeç, mundi të largoj në këmbë pasi braktisi mjetin dhe vijon intensivisht puna për kapjen  e tij

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit brenda në automjet,  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë dhe 130 copë fishek.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.