Qarku i Dibrës vijon të ruajë njëjtin trend sa i përket lejeve të ndërtimit për ndërtesa të reja. Ndonëse në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit në këtë qark nuk u dha asnjë leje ndërtimi për ndërtesat, në tremujorin e tretë janë dhënë 3 leje.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në vend, në tremujorin e tretë të vitit 2024, në katër bashkitë e Qarkut Dibër janë vetëm 3 leje ndërtimi për objektet e reja. Kjo shifër që nga 1 Janari i vitit 2024 pasi në tremujorin e parë dhe të dytë nuk ka asnjë leje ndërtimi për ndërtesat e reja.
Me numër të barabartë është Qarku Gjhorikastër që ka dhënë vetëm 3 leje në tremujorin e tretë, ndërsa qarku që nuk ka dhënë asnjë leje është ai i Kukësit.
Tirana mban vendin e parë për tremujorin e tretë pasi ka dhënë plot 134 për ndërtesat e reja, ndërsa ndi nga Durrësi me 84 leje.
Ekspertët thonë se këto statitistika karakteristika e zonave të cilat kanë më shumë nevojë për ndertesa të reja, nëse këto njësi banimi e qoftë edhe për qëllime tregtare.