Sipas të dhënave të Publikuara nga Instituti i Statistikave, në 3 mujorin e tretë të këtij viti, numri total i automjeteve rrugore në bashkitë Mat, Klos, Bulqizë e Dibër ka shkuar në 23 685 automjete.

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, numri i automjeteve të regjistruara në Qarkun Dibër ishte 1 181.

Ndërkohë, në radhitjen kombëtare sipas qarqeve, Qarku Dibër vjen pas qarqeve Gjirokastër e Kukës që numërojnë 18 608 dhe 19 802 automjete.

Numrin më të madh të automjeteve në vendin tonë e zë Qarku Tiranë, me afro 300 mijë automjete të regjistruara.

Sa i përket markës së automjeteve më e preferuara për shqiptarët mbetet “Mercedez Benz” me mbi 153 mijë mjete në vendin tonë apo 18% e totalit, pasuar nga “Volksvagen” me 133 mijë apo 15,7 % e totalit.

Qarku i Dibrës është ndër qarqet me më pak automjete rrugore në vendin tonë.

Në të gjithë vendin tonë, sipas INSTAT janë të regjistruara 848 127 automjete.