Numri i aksidenteve rrugore në vendin tonë ka qenë në rritje nga viti 2023 në vitin 2024/ në total gjatë vitit 2023 sipas shifrave zyrtare të INSTAT janë regjistruar 1,285 aksidente rrugore në të gjithë Shqipërinë, ndërsa gjatë vitit 2024, 1,666 aksidente rrugore.
Në të dy vitet Qarku Dibër radhitet i fundit për nga numri i aksidenteve rrugore. Në vitin 2023 janë regjistruar 26 aksidente, ndërsa në vitin 2024 janë regjistruar 39 aksidente, me një rritje prej 13 aksidente nga viti paraardhës.
Nga të dhënat e publikuara nga INSTAT rezulton se gjatë vitit 2023 ka patur 43 të vdekur dhe të plagosur nga aksidentet rrugore, ndërsa gjatë vitit 2024, 70 të vdekur dhe të plagosur.
Nga të dhënat që INSTAT i referohet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit rezulton se qarku me numrin më të madh të aksidenteve të mbetet Tirana, me plot 552 aksidente rrugore gjatë vitit 2024 dhe 547 aksidente gjatë vitit 2023.
Në raportin përmbledhës vihet re se ditët që kanë patur numrin më të lartë të aksidenteve rrugore janë e Marta me 20.1% dhe e Diela me 17.4%.
Shkaqet e aksidenteve rrugore janë të ndryshme që nga mosrespektimi i sinjalistikës rrugore, përdorimi i pijeve alkoolike, i aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe manovrat e gabuara nga ana e drejtuesve të automjeteve.