Qarku Dibër ende asnjë rast me Covid-19, autoritetet apel: Mos neglizhoni

Share

Qarku i Dibrës vijon të mbetet ende i pa prekur nga Covid-19, duke mos patur asnjë rast deri tani. Të gjitha rastet e dyshuara në këtë qark mes tyre edhe një ditën e djeshme në Burrel ka rezultuar negativ pas analizës së bërë në Tiranë. Por megjithëse ky është një lajm i mirë për mijëra banorë të këtij qarku, autoritetet vendore e ato të Shëndetësisë ju bëjnë apel qytetarëve që t’i zbatojnë me përpikmëri masat e vendosura nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale.

Përderisa “lufta” ende nuk ka mbaruar, autoritetet thonë se të gjithë janë të rrezikuar ndaj duhen zbatuar masat, si qëndrimi sa më shumë në shtëpi, distancimi social, larja e shpeshtë e duarve etj.

Qarku Dibër dhe ai Gjirokastër janë të vetmit qarqe në vendin tonë që deri tani nuk ka asnjë rast zyrtar, por kjo nuk do të thotë se këta qarqe e kaluan rrezikun apo janë imun pasi siç dihet tashmë që virusi korona mund edhe të mos japë shenja, ndërsa mund të jesh bartës i tij. Prandaj këshillohet vijimi i zbatimit të masave e po ashtu mbrojtja e moshës së tretë e cila është edhe më e rrezikuara.

Deri tani Shqipëria ka 333 persona të prekur, 20 të vdekur dhe 99 të shëruar.

Read more

Local News