Rruga nacionale Qaf Buall – Klos vijon të jetë problematike për të gjithë ata që e përdorin. Por më shqetësuese situata është për mjetet e tonazhit të rëndë të cilat në pamundësi për të qarkulluar në segmentin e rrugës së Arbrit nga fshati Plan i Bardhë, janë të detyruar të qarkullojnë në aksin e vjetër. Ndërkohë, segmenti më problematik i kësaj rruge është në fshatin Kloskatund. Megjithë ndërhyrjet e herë pas hershme të bërë nga firma mirëmbajtëse, gropat janë thelluar dhe është vështirësuar lëvizja. Përfaqësues të firmës thanë se shkak i dëmtimit të rrugës bëhen mjetet e tonazhit të rëndë por drejtuesit e këtyre të fundit e mohojnë një gjë të tillë. Ata shprehen se tonazhi është as sa e kanë përcaktuar në lejen e qarkullimit, por dëtimi i rrugës sipas tyre vjen nga cilësia e dobët e punimeve.
Ky aks rrugor nuk përdoret vetëm nga mjetet e tonazhit të rëndë, por edhe shumë mjete të tjera të banorëve të fshatrave Kloskatund, Shëngjun e Plan i Bardhë.