Punonjësit e spitalit Rajonal Dibër pa paga

0
30

  Pas largimit të drejtoreshës së Spitali Rajonal Dibër, Irini Shehu, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj një punonjësi të këtij institucioni, organika e tij po përballet me një tjetër problematikë. Burimet tona bëjnë me dije se punonjësit e këtij spitali nuk e kanë marrë ende rrogën e muajit Janar të këtij viti, ndonëse duhet ta merrnin që me datë 5 Shkurt.

Të kontaktuar nga ana jonë, mjekë, infermierë e punonjës të tjerë deklarojnë se ende në llogaritë e tyre bankare nuk ka kaluar paga e muajit Janar.

Ata i bëjnë apel Ministrisë së Shëndetësisë që të ndërhyjë dhe të zgjidh këtë ngërç pasi me ato paga mbajnë familjet.

Kujtojmë se Spitali Rajonal Dibër është përfshirë në një situatë të pazakontë prej një jave për shkak se ish drejtoresha e këtij spitali, Irini Shehu, goditi me një send të fortë në fytyrë shefin e financës. Ky i fundit e kallëzoi në polici, ndërsa me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë Shehu u largua nga detyra.

Sakaq, personeli shëndetësor i Spitalit Rajonal Dibër, i kërkon drejtorit të komanduar Astrit Ademi, që të zgjidhë situatën e kalimit të pagave, pasi vonesa e tyre po u krijojnë probleme financiare.