02 Prill 2024

  Ky është 83-vjeçari Gani Gjura, nga Bulqiza, i cili 3 dekada të jetës së tij i ka kaluar nëntokë në galeritë mineralnxjerrëse. Vetë Ganiu shprehet se me punën që ka bërë në ato 30 vite dhe pensionin që merr sot nuk është aspak i kënaqur. 83-vjeçari shprehet se puna e punëtorëve të nëntokës nuk është vlerësuar kurrë qoftë me pagat e atëhershme e qoftë me pensionin që marrin aktualisht.

Ashtu si shumë të tjerë edhe ish-minatori Gani Gjkura është shpresëhumbur që statusi i minatorit do të miratohet, të paktën për brezin e tij.

Ish-minatori Gani Gjura shprehet se nëntoka e Bulqizës mund të ketë një basen të madh të gazit natyror hidrogjen, pasi edhe pse ishin në afër sipërfaqes, edhe në kohën kur ai ka punuar ka patur shenja të gazit hidrogjen.

83-vjeçari kërkon që punëtorëve të nëntokës t’i jepet statusi pasi është kategoria e punëtorëve më e vuajtur në vendin tonë.