Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar ditën e mërkurë rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë për “Maturën Shtetërore 2019”.
Në provimin e zhvilluar me 12 Qershor morën pjesë 36.412 maturantë. Sipas QSHA, rezulton se kalueshmëria në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë është 94.8%.
Këtë vit Matura Shtetërore u përballë me disa risi. Maturanët dhanë më pak provime dhe patën më shumë pyetje në testet e katër lëndëve. Testet ishin të shkallëzuar sipas niveleve të maturantëve dhe kishte më shumë pyetje me alternativë.
Rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore për lëndët e tjera do të publikohen sipas afateve të parashikuara në Rregulloren e MSH 2019”.