PS Bulqizë feston 35-vjetorin e themelimit
Dega e Partisë Socialiste në Bulqizë, festoi këtë të enjte 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike. Në aktivitetin e zhvilluar të pranishëm ishin themelues të Partisë Socialiste në hapat e parë të saj, drejtues ndër vite, dhe kontribues në 3 dekada e gjysëm. Gjithashtu, të pranishëm në këtë aktivitet festiv ishin Kryetarja e Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, Kryetari i PS Bulqizë, Albion Gjini, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Blendi Klosi, i deleguari i PS për Qarkun Dibër, Ulsi Manja, ish -deputetët Ardit Kaja dhe Luan Rama, të cilët përshëndetën aktivitetin dhe uruan çdo socialist të Bulqizës që ka qenë besnik gjatë këtyre 35 viteve. Festës së degës së PS Bulqizë ju bashkuan edhe deputeti Agron Malaj, Kryetarët e Bashkive Mat, Klos e Dibër, Altin Bojni, Valbona Kola e Rahim Spahiu, Kreu i PS Mat, Hasan Pasha etj.