Opozita e bashkuar ditën e premte në oren 20:00 do te zhvillojë protestën e 9 kombëtrare përpara godinës së kreut të qeverisë, ndërkohë që për këtë manifestim ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndryshe nga herët e tjera, ky reagim ku iu bëhet thirrje qytetarëve që të shmangin zonat në të cilën do të zhvillohet protesta e opozitës ka ardhur 3 para nisjes së saj.
Në këtë njoftim të Ambasadës Amerikane thuhet se kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjour, në ato të kohëve të fundit ka pasur dhunë, si dhe forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Në datën 21 qershor opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 17 brenda 4 muajve, ku qëllimi i së cilës është rrrëzimi i qëeverisë Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore, që sipas opozitës do të mundësonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.