Pronat e shqiptarëve matan e këtë anë kufirit në Dibër

Pronat e shqiptarëve matan e këtë anë kufirit në Dibër

Emri Dibra e Madhe e Dibra e Vogël mbeti pas ndarjes që ju bë në luftën e dytë botërore. Dibra e Madhe që njihet sot mbeti në ish republikën e Jugosllavisë dhe Dibra e Vogël në atë të Shqipërisë. Por me ndarjen e këtij territori, shumë shqiptarëve ju mbetën pronat andej e këtej kufirit. Sefedin Ruci nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut thotë se në kohën e ndarjes së Dibrës, qeveritë jugosllave e ajo Shqiptare vendosën një marrëveshje që nuk i lejonte të kërkonin pronat në të dy anët e kufirit. Kjo sipas tij bëri që shumë shqiptar që janë aktualisht në Dibër të Madhe të mos kenë mundësi të marrin pronat e tyre në anën e Shqipërisë, si dhe anasjelltas. Sefedin Ruci aktualisht jeton bashkë me familjen e tij në Amerikë. Edhe për këtë ai thotë se ka qenë një politikë e fshehtë e ish republikës jugosllave që duke ju dhënë pasaporta shqiptarëve ata të largoheshin dhe pronat e tyre të merren nga maqedonasit. Ruci shton se me prishjen e ish jugosllavisë duhej që të prisheshin edhe kufijt që janë aktualisht sot. Shpresa për të marrë secilin pronën e tij janë humbur qoftë nga ana e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut e qoftë nga ata të Shqipërisë.