Të mërkurën, Klubi Letrar “Pjetër Budi”, Mat, në bashkëpunim me Bibliotekën Publike Mat, organizoi në Burrel promovimin e librit “Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese” të autorit Esat Ruka, Mjeshtër i Madh.
Takimin e hapi Kryetari i Klubit Letrar “Pjetër Budi”, Mat, Hamdi Hysuka, duke shpalosur para të pranishmëve CV e pasur artistike e krijuese të intelektualit matjan, studiuesit dhe kantautorit Esat Ruka dhe më pas u referua fjala e redaktorit të librit prof.dr. Gjovalin Shkurtaj.
Ndërsa për vlerat letrare dhe artistike të librit “Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese” referoi nënkryetarja e Klubit Letrar “Pjetër Budi”, Mat, Lindita Doda:
Më pas mbi librin dhe vlerat që përfaqëson artisti krijues “Mjeshtër i Madh”, Esat Ruka folën shkrimtarë, intelektualë, bashkëkohës dhe bashkëqytetarë të autorit, duke përshfaqur në pak minuta tërë dimensionet krijuese dhe njerëzore të Rukës.
Fjala e autorit të librit monografik studimor “Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese”, Esat Ruka u prit me duartrokitje nga të pranishmit.
Libri “Dukuri, fenomene kulturore, profile krijuese” është i katërti libër i studiuesit dhe artistit matjan Estat Ruka, i cili është laurat i festivaleve folklorike dhe mban titujt: “Qytetar Nderi” i Matit, “Mjeshtër i Madh” dhe “Ambasador për Paqen”.