rokuroria e Përgjithshme i kërkon Prokurorisë së Tiranës vlerësim ligjor për ish-ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, pas dyshimeve për shpërdorim detyre. Sipas organit qendror të akuzës, dyshohet se Peleshi ka firmosur një urdhër për zhbllokimin e insekticidit “Silikon Miks”, i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve. Dyshimet janë ngritur pas disa publikimeve në media, per hedhjen ne treg të këtij insekticidi, i cili ka pasoja të dëmshme për shëndetin.

Në shkresën e firmosur nga drejtori i kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme, kërkohet informacion mbi këtë çështje, pa cënuar sekretin hetimor.

Sipas toksikologëve insekticidi “Silikon Miks” mund të shkaktojë ndryshme të ADN-së së njeriut, ndryshime të cilat më pas shoqërohen me keqformime fizike dhe mentale tek foshnjat e sapoardhura në jetë. /ABC News