Projekti për rivitalizimin e vijës liqenore dhe zonës përreth në Ulëz, drejt fundit
Në shtator të vitit 2024 nisi zbatimi i fazës së parë të projektit për rehabilitimin e vijës liqenore poshtë qytezës së Ulzës, ndërtimin e kullave të vrojtimit, krijimin e hapsirave për plazh në liqen, ndërtimin e shëtitores etj. Teksa kanë kaluar rreth 20 muaj nga nisja e zbatimit të projektit, punimet duket të jenë drejt fundit. Në një vëzhgim të bërë me kameran tonë vihet re se pjesa më e madhe zërave të punimeve janë përfunduar, bazuar në projektin e miratuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Në zonën bregliqenore janë ndërtuar hapsira të dedikuara për të gjithë ata që duan të ecin apo shijojnë pamjen e liqenit. Pika të veçanta për turistët që të mund të fiksojnë momente me aparatet e tyre, apo edhe zonën ku mendohet se do të zhfrytëzohet për plazh liqenor jo vetëm nga banorët e Ulzës por edhe më gjerë. Po ashtu është ndërtuar në Shkopet pika e lartë e vrojtimit dhe pushimit, e po ashtu edhe në Bushkash. I vetmi objekt i pa ndërtuar deri tani është kulla e cila ishte parashikuar të bëhej në vendin e quajtur “Qafa e Ulzës”, një pikë kjo strategjike. Megjithatë, kulla e vrojtimit pritet të ndërtohet mbi qytezën e Ulzës.