Për të njohur më mirë Matin, gjimnazistët e klasave të 11 në gjimnazin “28 Nëntori” të qytetit të Burrelit, zhvilluan një projekt ndërlëndor, për të treguar dhe promovuar vlerat historike e kulturore të trevës së Matit. Finalizimi i këtij projekti u bë në ambjentet e pallatit të kulturës Burrel, ku morën pjesë nxënës të këtij gjimnazi, stafi pedagogjik e prindër. Nxënësit e nisën me historinë e trevës së Matit, duke sjellë në memorie çdo të dhënë të zbuluara deri sot. Më pas ishte zëvendës drejtoresha e gjimnazit “28 Nëntori”, Burrel, Alma Kola e cila bëri përshëndetjen e rastit.
Më pas aktiviteti u pasua me të dhënat gjeografike për Matin. Ndërsa nxënësit kuishin përgatitur edhe një telereportazh për Macukullin, duke nxjerrë në pah vlerat historike e kulturore të këtij fshati.
Veç informacionit të prezantuar me projektor, gjimnazistët sollën në skenë edhe disa nga valet dhe këngët e trevës së Matit.
Në aktivitet nuk mungoi edhe kostumografia e zonës, ku gjimnazistët paraqitën në formën e një sfilate veshjet popullore të çdo zone të Matit, nga Xibri në Macukull.