Detaje të reja kanë dalë në dritë nga eklzekutimi i sotëm i 40-vjeçarit, Hekuran Billa. Burime bëjnë me dije se ai njehej edhe me emrin Herland Bilali ndërkohë që ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh pasi ai kishte ekzekutuar në vitin 2016 në Britaninë e Madhe një 22-vjeçar me emrin Prel Marku të cilin e ka qëlluar me plumb në kokë duke i marrë jetën në vend.

Billa është akuzuar edhe për prostitucion ndërsa njihet si autori i dy plagosjeve të tjera në Londër. 40-vjeçari ishte dënuar nga angleze me burgim të përjetshëm,. Por ajo çfarë është e habitshme ka të bëjë me faktin se ai kishte krijuar në kryeqytet një biznes privat, ndërkohë që një im kërkuar ndërkombëtarisht për krime aq të rënda udhëtonte nëpër Tiranë me mjetin e tij luksoz mbi të cilin edhe u ekzekutua sot, një “BMW X6”.

Billa kishte një biznes makinash me qera, ndërsa kjo provohet nga burimet për Faxweb.al që thonë se në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton të jetë pronar me 100 për qind i subjektit ‘Car Rent Albania’, biznes që është regjistruar në janar të këtij viti, ndërsa administrator është një tjetër person.

Hekuran Billa ka për objekt të biznesit të hapur të drejtën për lavazhe, restorante e lokale, ndërsa njihet si “kuksiani i makinave me qera”, ku kishte tre pika, një prej të cilave në Komunën e Parisit vend ku edhe u qëllua sot për vdekje ndërsa mësohet se është përdorur silenciator pasi krismat e armës nuk janë dëgjuar në zonë. Forca të shumta pólicie kanë rrethuar zonën në kërkim të autorit/ëve.

“Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij. Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit.”, njofton policia.