Edhe pse ishte planifikuar një rikonstruksion total i aksit rrugor Burrel – Klos bashkë me veprat e artit, siduket nuk janë përfshirë të gjitha. Pas problematikave të trajtuara ditë më parë në edicionet tona informative si urat njëkalimëshe apo pengesat pranë shkollave të Klosit, të tjera probleme dalin në pah.

Bëhet fjalën për urën e “Lufit” ku ndahen kufijtë territorial të Bashkive Mat e Klos. Në këtë urë janë vendosur sinjalet fosforeshente, por nuk janë bërë ndërhyrje tek mbrotëse e betonit. Një pjesë e mbrojtëseve të betonit janë gati në shembje.

Drejtuesit e mjeteve thonë se në këtë gjendje ata nuk mund të përballojnë goditjen e mjeteve, duke rrezikuar rënien e tyre nga ura. Megjithëse ata vlerësojnë punën e bërë në shtrimin e rrugës, kërkojnë që edhe problemet e konstatuara sëfundmi të zgjidhen.

Me rikonstruksionin e kësaj rruge tashmë janë vendosur barriera metalike edhe në segmentet problematike të aksit Burrel – Klos.