Banorë të fshatit Plesh në Bashkinë e Klosit ankohen për cilësinë e ujit të pijshëm që marrin nga ujësjellësi që furnizohet nga mali i Cerujës. Nazif Mamiu tregon se që kur është ndërtuar ujësjellësi, nuk ka konsumuar asnjëherë ujë nga rrjeti pasi sipas tij, është i pakontrolluar dhe se në zonën atje lart ku është vepra e marrjes, po punohet ende. Nazifi shprehet se për këtë janë vënë në dijeni të gjitha institucionet prej dhjetë vitesh, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Nazif Mamiu kërkon që të ndryshohet vepra e marrjes së këtij ujësjellësi në mënyrë që ata të nisin konsumimin.

  Një tjetër problem sipas Nazif Mamiut është edhe uji vaditës. Ai shprehet se që prej prishjes së sistemit monist në vendin tonë, fshati Plesh nuk ka vaditur si atëherë për shkak se janë prishur veprat vaditëse.