Probleme nga reshjet e dëborës u shënuan edhe në Dibër. Shumë rrugë rurale përfshirë edhe atë nacionale Peshkopi – Kukës pati probleme. Rreth 50 mjete u bllokuan për disa orë në rrugën Kuben – Muhurr, pjesë e aksit Peshkopi – Qafë Draj – Kukës. Vetëm pas disa orësh ndërhynë forcat e policisë së drejtorisë Vendopre Dibër, duke bërë të mundur çbllokimin e rrugës. Ata iu bënë apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe të mos dalin në qarkullim pa pajisur mjetet e tyre me zinxhir, pasi situata pritet të përkeqësohet akoma më shumë, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.
Shumë fshatra të Njësive të thella të Bashkisë së Dibrës prej disa orësh janë pa energji elektrike për shkaktë dëmtimit të rrjetit përcjellës të rrymës. Ndërkohë, problemet kanë nisur edhe në rrugët rurale pasi trashësia e borës ka arritur në 30 centimetra dhe ka prezencë të madhe të akulliit.