Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte këtë të shtunë në Dibër, ku vlerësoi disa të personalitete të shquara të etnografisë, folklorit dhe muzikës popullore shqiptare. Kreu i Shtetit vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Qerim Sulën (pas vdekjes) dhe zonjën Liri Jushi (Rasha), ndërsa me Titullin “Mjeshtër i Madh” Sherif Dervishin dhe Xhelal Cerpjen (pas vdekjes), Shaban Mziun, Sajhe Poleshi, Xhelil Ymeraj, Lutfi Ndreu dhe Halil Rama.
Ndërsa me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” Presidenti i Republikës dekoroi artistët Neshat Ndreu dhe Agim Cani. Në fjalën e tij, Presidenti Ilir Meta vuri në dukje kontrobutin e dibranëve në historinë e Shqipërisë si dhe atë të trashëgimisë etno-kulturore.
Gjatë vizitës në Dibër, Presidenti Meta ishte edhe në fshatin Zall-Dardhë i shoqëruar nga Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, Kryetari i Bashkisë Dionis Imeraj etj.